Gazetari Sokol Bregu tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se pas Denis Bajroviç do të deportohen nga Dubai në Tiranë edhe 7 persona të tjerë të akuzuar për krime të rënda.
Bregu tha se prokurorët kanë marrë ruajtje shtesë për hetimin e përgjimeve të aplikacionit "Matrix", hetime që sipas tij mund të lëvizin shumë shumë gjëra në Shqipëri. Bregu tha se mund të ketë edhe komunikime politike, derisa prokurorët po marrin ruajtje shtesë.
“Policia Shqiptare ka filluar një aksion pas një marrëveshje. S’jam i sigurt se kush e arriti marrëveshjen në Dubai, kam përshtypjen që ishte marrëveshje politike. Ka filluar ekstradimi i personave që kanë kryer vrasje dhe akuzohen nga SPAK për një gjë të tillë. Janë personat me rrezikshmërinë më të lartë në Shqipëri. Jo vetëm për Denis Bajroviç, por për një numër të lartë personash që akuzohen për krimet më të rënda, që ndodhen në Dubai. Dubai është një oaz paqeje pasi s’kryhet asnjë vrasje, është i 6 në botë për nga siguria. Dubai mbetet një strehë e sigurt, për ata që kanë kryer krime të lehta. Janë 7 persona të tjerë që besoj do vijnë brenda këtij viti. Masa e rrezikshmërisë së tyre është më e ulët se e Denis Bajrit, por akuzohen, dhe janë synimi kryesor. Marrëveshja është marrëveshje deportimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nëse s’do ishte SKY Ecc burgjet sot do ishin bosh. Edhe me Denis Bajrin, po mos kishte Sky Encro chat s’do ta akuzoje kurrë. Edhe pse 3 muaj përgjime në Matrix, thuhet se aty brenda ka shumë gjëra, që do lëvizin shumë gjëra në Shqipëri. Vetëm për ato 3 muaj të Matrix, prokurorët kanë marrë një ruajtje shtesë nëse do merren me ato çështje. Mendoj që duhet të ketë ndonjë komunikim politik, sepse përndryshe s’do merrte ruajtje shtesë një prokuror. Brenda SPAK-ut thonë që do kenë surpriza për Matrix-in”.



