Kreu i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se SPAK duhet të marrë nën hetim pasuritë kombëtare, siç janë dhe minierat e bakrit.
Sipas Lapajt, kontratat për burimet natyrore janë bërë në mënyrë skandaloze.
Dumani duhet të marrë nën hetim pasuritë kombëtare siç minierat e bakrit, mes të cilave dhe ajo e Spaçit që nxjerrin 1200-1300 tonë bakër në muaj, se ka dhe flori brenda dhe shteti shqiptar nuk merr gjë aty. Si mund të iki pasuria kombëtare dhe shteti të mos marrë asgjë, të mos bëhen shkolla, rrugë, spitale.
As punëtorët nuk marrin një rrogë normale për të mbajtur familje. Janë bërë kontratat paçavure për burimet natyrore, janë të atilla që thonë kur kompanitë të dalin me fitim do të paguajnë tatime. I nxjerrin me humbje gjithë kohës.



