Zvërneci, Rama: Luftë hibride. Çështja e origjinës së pronës po hetohet nga SPAK-u

Zvërneci, Rama: Luftë hibride. Çështja e origjinës së pronës po hetohet nga SPAK-u

Kryeministri Rama deklaroi sot për mediat, pas mbledhjes së qeverisë se çështja e origjinës së pronës në Zvërnec është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore. 

 

Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor.

 

Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.

 

Më tej Rama tha se forcat kundër BE dhe kundër vendeve që i duan nën sqetull, organizojnë, nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre. Sipas kryeministrit resortet sjellin të ardhurat më të larta në ekonomi. 

 

Janë të panumërta burimet e botës demokratike që kanë nxjerrë raporte e studime sesi forcat kundër BE dhe kundër vendeve që i duan nën sqetull, organizojnë, nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur çështjet e ambientit që ka sensibilitet shumë të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë dhe orkestrohen ustallarë si ata në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, me qasje atdhedashurie ndaj natyrës që ndihen të lënduar. 

 

Kjo është luftë hibride, por nuk ka dyshim që kjo luftë do të mbarojë dhe që gjithkush do të marrë atë që i takon dhe Shqipëria e shqiptarët do të marrin të ardhurat që i takojnë.

Injoranca nuk është asnjëherë argument. Duke qenë se i druhen injorancës sime se më duhet të flas për shumë fusha, lexoj shumë, mësoj shumë se mbaj përgjegjësi.

Duhet të përballemi me njerëz që thonë për çfarë na duhen resorte luksoze se nuk janë për ne. Resortet sjellin të ardhurat më të larta në ekonomi nga turizmi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy