Erdogan dhe Putin bien dakord për tregtinë në rubla

Erdogan dhe Putin bien dakord për tregtinë në rubla

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se në takimin e tij me homologun rus Vladimir Putin në Soçi më 5 gusht ata arritën një marrëveshje për të filluar përdorimin e rublës në tregtinë dypalëshe, njoftoi të shtunën kanali televiziv TRT duke cituar deklaratat e liderit turk gjatë takimit që pasoi në Turqi me gazetarët.

"Në takimin në Soçi me të nderuarin zotin Putin, ne ramë dakord për rublën si njësi [monetare] në tregti. Meqenëse do të tregtojmë në rubla, ajo do të jetë padyshim një burim i konsiderueshëm të ardhurash për Turqinë dhe Rusinë. Dhe këtu është kartela Mir. Pesë bankat tona aktualisht po punojnë me ruble. Ka lëvizje të rëndësishme në këtë çështje, të cilat përfundimisht do të përmirësojnë kushtet për qëndrimin e turistëve rusë. Ata do të mund të bëjnë blerje dhe të paguajnë për hotelet”, tha Erdogan pa dhënë detaje mbi axhendën e takimit.

Zëvendëskryeministri rus, Aleksandër Novak, u tha gazetarëve pas bisedimeve midis presidentëve rus dhe turk se ata kishin prekur eksportet e gazit në Turqi dhe ranë dakord të paguanin pjesërisht për to në rubla. Kështu, tha Novak, Rusia dhe Turqia po shpallin një kalim gradual drejt pagesës në monedha kombëtare.

Novak shtoi se presidentët ishin fokusuar gjithashtu në marrëdhëniet monetare dhe financiare.

"Ne folëm për sektorin bankar financiar - për të cilin u arritën edhe marrëveshje të mëdha - në mënyrë që kompanitë tona tregtare, qytetarët tanë të mund të bëjnë transaksione gjatë udhëtimeve të tyre turistike dhe të shkëmbejnë para si pjesë e qarkullimit tregtar," tha Novak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy