
Ndryshimet klimatike, bashkë më ndotjen e ajrit janë ndër përcaktuesit e rëndësishëm rë cilësisë së jetës që bëjmë. Kur kësaj i shtojnë faktin se cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, lënë shumë për të dëshiruar, në të cilën dora e njeriut shpesh ka ndikuar negativisht, Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në vend.
Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, dy vendet ballkanike Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit. Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë. Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë.

Për të gjeneruar një indeks aktual (i cili përditësohet gjithmonë) Numbeo përdor të dhëna të mbledhura deri në 36 muaj. Indeksi i Ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një qytet të caktuar. Pesha më e madhe i jepet ndotjes së ajrit, sesa ndotjes / aksesit të ujit, të cilët përbëjnë dy faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërsa një peshë e vogël u jepet llojeve të tjera të ndotjes.
Duke shikuar hartën e gjeneruar nga të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Europa Lindore vijon të jetë më e ndotura në Europë.
Vendi më pak i ndotur i Europës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë.



