Raporti: 189 milionë njerëz preken çdo vit nga ngjarjet ekstreme të motit në vendet e varfra

Raporti: 189 milionë njerëz preken çdo vit nga ngjarjet ekstreme të motit në vendet e varfra

Në vendet e varfra, 189 milionë njerëz preken çdo vit nga fatkeqësitë klimatike. Këto janë vendet me të ardhura të ulëta që paguajnë çmimin më të lartë të krizës klimatike, ndërkohë që emetimet ndotëse dhe fitimet e kompanive (BP, Shell, Chevron, Exxon Mobil, Total dhe Eni) që prodhojnë energji nga lëndët djegëse fosile rriten gjithmonë e më shumë.

Ngjarjet ekstreme klimatike në vendet e varfra janë dyfishuar që nga viti 1991, duke shkaktuar mbi 676,000 viktima, 79% e totalit global. 

Sipas të dhënave nga Banka Afrikane për Zhvillim, Afrika po humbet midis 5 dhe 15% të PBB-së për frymë në vit për shkak të ndryshimeve klimatike, pavarësisht se është përgjegjëse për më pak se 4% të emetimeve ndotëse në nivel global.

Raporti përmban gjithashtu një thirrje urgjente për liderët botërorë në funksion të COP27 në nëntor për një marrëveshje për financimin e humbjeve dhe dëmeve të pësuar nga vendet më të cenueshme. Në përgjithësi, 55 nga vendet më të varfra në botë pësuan 500 miliardë dollarë humbje ekonomike nga ngjarjet ekstreme të motit në 20 vitet e para të shekullit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy