Unioni i Gazetarëve: Të bojkotojmë Ramën të premten

Unioni i Gazetarëve: Të bojkotojmë Ramën të premten

Unioni i Gazetarëve ka reaguar me një deklaratë pas një prononcim që kryeministri Rama pati për mediat, gjatë të cilit nuk i kurseu kritikat ndaj gazetarëve. Në reagimin e tij, Unioni i Gazetarëve e cilëon gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama si të papranueshme dhe shkak për refuzimin e tij nga media.

Reagimi

Deklarimet e dites se sotme te zotit Esi Rama, kryeminister i Shqiperise, drejtuar reportereve te mediave te vendit, jane nje arrogance ne komunikim dhe fyrje e nje perfaqesuesi te larte politik dhe shteteror ndaj gazetareve ne pergjithesi.
Kryeministri i vendit ne menyre te perseritur perdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave te vendit dhe gazetareve. Pohime te tilla dhe etiketimet ne fjale perbejne nje precedent te rrezikshem ne marredheniet mes dy pushteteve te njohura ne jeten e sotme te shoqerise, perkatesisht te ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij te medias.
Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete gjuhe dhe kete komunikim etiketues te Kryeministrit dhe apelon per nje qendrim refuzues te te gjihe anetareve te organizates sone dhe komunitetit profesional ne pergjithesi.
UGSH me indinjate deklarohet se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeministrit kane nje lidhje dhe mbartin edhe pergjegjesine e madhe per gjendjen kritike ne te cilen gjenden gazetaret e sotem ne vend, nderkohe qe vleresojme se eshte pergjegjesia e Tij dhe e institucioneve te tjera ligjore qe gjate kesaj kohe informaliteti dhe shembja e vlerave profesionale po shnderrohen ne plage te medha, çdo dite e me teper ne jeten mediatike te vendit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare propozon per gazetaret nje bojkot te veprimtarise se Kryeministrise ne diten e premte. Ftojme gjithe editoret e medias shqiptare te behen pjese e ketij reagimi refuzues!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy