20-vjeçari shqiptar, fitues i vendit të 3-të në talent show gjerman: Muzikën e kisha pasion të fshehtë, ftesa nga emisioni më ndryshojë jetën

20-vjeçari shqiptar, fitues i vendit të 3-të në talent show gjerman: Muzikën e kisha pasion të fshehtë, ftesa nga emisioni më ndryshojë jetën

Loren Berisha është një i ri me prejardhje nga Kosova, lindur dhe rritur në Zvicër që pasioni për muzikën në heshtje, bëri të zbulohet nga talent shoë-et gjermane.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Loreni thotë se dikur muzikën e kishte pasion të fshehur, por ftesa nga talent shoë gjerman, bëri që ta njohin edhe të tjerët.

Eksperienca e të qenurit në këtë talent show ka qene e papërsëritshme.

Që i vogël kam pasur dëshirë të këndojë dhe të jem nëpër tv-të, sepse ky ka qenë pasioni im i madh. TV më ka shkruar në instagram dhe më kanë dërguar një ftesë sepse mi kanë parë postimet e mi cover në rrjete sociale dhe më kanë ftuar që të marrë pjesë në talent shoë.

Sepse unë vet nuk e kisha marrë kurrë iniciativën, kam pasur frikë, të gjithë talentin tim e kam pas për vete dhe i kam treguar familjes dhe shoqërisë, dhe për të gjithë ka qenë suprisë, sepse askush nuk më ka njohur me atë talent.

Për mua ka qenë shumë mirë por e kam pas që më mësoj shumë nga ai talent shoë, por duhet të jem edhe në kontakt me kamerën, përgjigjet e mia dhe për mua ka qenë një mësim që kam mundur të marr nga ai talent shoë.

Loren Berisha, ka studiuar mjekësinë por ndan pasionin mes shkencës dhe muzikës duke i bërë të dyja përkohësisht me aq pasion.

E kam kryer asistent meridional është shkollë tre vjeçare dhe po punojmë në të njëjtën kohë punoj në spital asistent i mjekut dhe të njëjtën kohë merrem me muzikë.

Më besoni që nuk është aq e lehtë sepse ditën merrem me mjekësi, dhe pastaj shkoj në studio ne Zvicër dhe bëj kënge, tani po xhiroj këngë për social media. Kam marrë pushime për ti bërë të dyja. Një këngë vjen së shpejti për disa javë, do dali kënga e tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy