Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, thotë se deri tani kërkesa për akomodime është 30-40% më shumë se një vit më parë.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se kërkesa për kapacitet akomodues vjen dhe rritet.

Duhet t’i shtojmë akoma më shumë këto lloj strukturash, jemi gati, po bëjmë akoma më shumë duke bashkëpunuar me strukturat hoteliere.
Punësimi është një sfidë globale, lëvizja e lirë ka krijuar një problematikë të madhe, të gjithë operatorët në qytet kërkojnë staf të ri.
Kemi një statistikë 6 mijë deri në 7 mijë shtretër vetëm sa i takon strukturave hoteliere.
Hartës së ofertës i shtohen dhe apartamentet, numri shtohet dyfish nga iniciativat private të personave.
Numri është rritur, duke pasur parasysh edhe ofertën e apartamenteve. Kemi disa segmente që i lëmë hapësira publike në plazhe.
Kemi një plazh në Lungomare, ka një hapësirë më të madhe në raport me vitin që shkoi.
Edhe sipas ligjit, për hapësirat që kërkojnë hotelet, e kemi të pamundur ti anashkalojmë këto kërkesa.
Ato që janë pranë detit kërkojnë plazhin e tyre. Megjithatë plazhi publik që ofron bashkia e Vlorës, është mjaftueshëm i madh dhe ata që nuk kanë mundësi për pagesë e kanë mundësinë.
Kemi vendosur rampa edhe për personat që kanë probleme fizike. Plazhet tona janë të pastra, Vlora nuk mbahet për qytet që ka plazhe të ndotura, e ka plazhin e pastër, edhe pse kemi det të thellë.
Nuk kemi pasur probleme as me ndotjen e detit. Edhe kur identifikohet ndonjë problem i kësaj natyre, reagohet në kohë.
Kudo që të shkosh në Vlorë, plazhi bëhet shumë mirë dhe është i pastër.
Ky është turizëm, ai që vjen një herë i pëlqen, i thotë dhe shokut të vetë, bëhet promocion pa ndihmën si qeveri dhe bashki.
Italia ka aksesimin e menjëhershëm, edhe pse udhëtimet ditore rriten ndjeshëm, shkojnë 10-15 udhëtime ditore dhe zënë një vend të rëndësishëm.
Aq më tepër që kemi dhe italianë që jetojnë në vendin tonë 3 mijë apo 4 mijë të tillë. Italianët patjetër zënë vend të rëndësishëm, por vihet re një bum edhe i turistëve spanjollë.
Në Vlorë ka të huaj nga të gjitha cepat e globit, shikon amerikanë, kanadezë, nga Azia e largët dhe vendet skandinave.



