
Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot festën e Sulltan Novruzit, dita e shpresës dhe ringjalljes.
Gazetarja e MCN TV Aurela Geca në një lidhje live nga kryegjyshata botërore bektashiane në Tiranë bën me dije se në 11:00 nis aktiviteti, ku do të ketë fjalën edhe Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, i njohur si baba Mondi.
Ndërkohë më vonë do t’i bashkohen aktivitetit edhe liderët kryesor të politikës shqiptare.
Një zonjë e pranishme në aktivitet tregoi për MCN Live domethënien që ka kjo festë për të:
Gëzuar Sulltan Novruzi për të gjithë! Shëndet për të gjithë popullin! I kam njohur që në fëmijëri këto festa dhe i festonim shumë. Mbaj mend që prindërit e mi e përgatisnin kaposhin e detit, e bënim përshesh. Kjo ka një domethënie shumë të madhe, sepse besimi në Zot është shëndet për mua. Zoti mi ka falur të gjitha, të këqijat mi ka larguar dhe besoj shumë”.
Ndërkaq një zotëri thotë se ka ardhur nga Burreli në Tiranë enkas për festën e Sulltan Novruzit.
Festa e Sulltan Novruzit na kënaq. Therim gjelat, bëjmë gjak. Bëjmë edhe ëmbëlsira. Ne kemi ardhur nga Burreli enkas vetëm për festën”.



