Naftëtarët, KSSH takim me Gjiknurin, kërkohet zgjidhje për problemin e punonjësve

Naftëtarët, KSSH takim me Gjiknurin, kërkohet zgjidhje për problemin e punonjësve

Kreu i Konfedetarës së Sindikatave, Kol Nikollaj dhe Kreu i Sindikatës së Industrisë, Tafe Koleci, zhvilluan një takim sot me Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, për çështjen e naftëtarëve të Ballshit, të cilët janë nisur më këmbë drejt Tiranës.

Ashtu si me herët Konfederata e Sindikatave i kërkoi Ministrit Gjiknuri ti japë zgjidhje problemit të 300 naftëtarëve  të Ballshit, tu rikthejë pagat e prapambetura dhe  tu paguajë sigurimet papaguara.

Në takim u diskutua mundësia e rishikimit të kontratës me kompaninë që ka Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh. Ministri Gjiknuri e cilësoi problemin të ndërlikuar dhe të trashëguar.

Përfaqësuesit e qeverisë kërkuan dhënien e pagesave të papunësisë për naftëtarët e Ballshit por një  gjë e tillë u kundërshtua nga Konfederata e Sindikatave, e cila kërkoi rikthimin në punë të naftëtarëve.

Sindikata ngriti edhe shqetësimin për neglizhencën e zyrës Tatim –Taksave dhe Sigurimeve Shoqërore Fier që nëse do kishin reaguar në kohë naftëtarët dhe shteti nuk do gjendeshin përballë kësaj situate.

Marshimi i naftëtarëve ballshiot  udhëhiqet nga kreu i Sindikatës Naftëtarëvë, Kamber Iliazi, pjesë e KSSH dhe kjo e fundit nuk do heqë dorë deri në plotësimin e kërkesave të naftëtarëve.

Qendra per Marredhenie Pune dhe Dialog Social, CLRSD, po ndjek me vemendje situaten e krijuar ne rafinerine e Ballshit ku naftetaret kerkojne me te drejte te marrin pagat e prapambetura.

CLRSD si nje organizate sindikale qe ka mbeshtetur ne vazhdimesi te drejtat e punetoreve, solidarizohet me kerkesat e punetoreve te rafinerise se ARMO-s ne Ballsh dhe nderkohe i ka paraqitur institucioneve 3 propozime per zgjidhjen e kesaj çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy