Gjukanoviç takohet me Stoltenberg: Dëshirojmë një marrëveshje pozitive Prishtinë-Beograd

Gjukanoviç takohet me Stoltenberg: Dëshirojmë një marrëveshje pozitive Prishtinë-Beograd

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin kanë biseduar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjukanoviç ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje pozitive ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij, zgjidhja e problemit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit është një përvojë tepër e mirë dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë, shkruan Tanjug.

Mua më duket se përvoja në zgjidhjen e problemit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë mund të jetë shumë e dobishme për zgjidhjen e problemeve të natyrave të ngjashme, si në rastin e Beogradit dhe Prishtinës", ka thënë Gjukanoviç.

Ai thotë se shteti që drejton është i interesuar që të arrihet një zgjidhje pozitive ndërmjet dy shteteve.

Ne dëshirojmë të ndihmojmë që ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arrihet një marrëveshje pozitive që do të vendoste stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Gjukanoviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy