
Partia Demokratike jo vetëm është shprehur kundër uljes së pragut të pagave të cilat tatohen, por ka kërkuar rritjen e pragut. Sipas këshilltarit për Ekonominë në PD, Dorjan Teliti, propozimi dëmton shtresën e mesme dhe ata me paga të ulta.
Intervista e plotë e Dorjan Telitit për Tema Tv
Por propozimi i Ministri i Financave Arben Ahmetaj, për të futur në sistemin e tatimit të të gjithë pagave, nuk ka gjetur mbështetje edhe brenda socialistëve. Sipas kryetarit të Komisionit të Ekonomisë kjo do të rrëzohet menjëherë. Erjon Braçe ka thënë se ne kemi nevojë të mbrojmë pagat e ulta dhe të mesme. Brace ka ngritur shqetësimin e mashtrimit me pagat dhe mungesës së specilaistëve.



