NATO stërvitje masive nga e hëna, objektivi për t’u përgatitur për konflikt në Europë

NATO stërvitje masive nga e hëna, objektivi për t’u përgatitur për konflikt në Europë

Stërvitja më e madhe e NATO-s, “Air Defender 23”, nis të hënën, ku do të marrin pjesë 250 avionë ushtarakë nga 25 vende në hapësirën ajrore gjermane. Qëllimi është përgatitja për një konflikt të mundshëm në Europë. Në stërvitjen ushtarake mbrojtëse, e cila do të mbahet nga 12 deri më 23 qershor, do të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Turqia. “Forcat e 25 kombeve janë gati për të nisur këtë stërvitje ushtarake të hënën”, tha në një konferencë për shtyp shefi i forcave ajrore gjermane, gjeneral lejtnant Ingo Gerhartz. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar mbi 100 avionë dhe dy mijë trupa në Gjermani për stërvitjen.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy