‘Vetëm serbët e ndalojnë Shqipërinë e Madhe’/ Rama i kërkon llogari Vuçiç-it: Shpresoj të jetë meme

‘Vetëm serbët e ndalojnë Shqipërinë e Madhe’/ Rama i kërkon llogari Vuçiç-it: Shpresoj të jetë meme

Kryeministri Rama i kërkoi shpjegime presidentit serb Aleksandër Vuçiç mbi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ministri serb i mbrojtjes.

Aleksandër Vulin, tha pas deklaratave të kryeministri Rama gjatë mbledhjes së dy qeverie Kosovë-Shqipëri, se kjo është përpjekje për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. Sipas tij, ky është një lajm i një katastrofe të madhe, prishjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan.

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”, ka deklaruar Vulin.

Pikërisht për këtë deklaratë, përmes një postimi në tëitter, kryeminitstri Rama, duke etiketuar presidentin serb i kërkon llogari atij të qartësojë deklaratën e ministrit të tij të mbrotjes.

“Vuçiç, është kjo e vërtetë apo është një ‘meme’ që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, shkruan Rama në postimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy