Wiesbaden në Gjermani heq statujën e presidentit turk Erdogan, përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve

Wiesbaden në Gjermani heq statujën e presidentit turk Erdogan, përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve

Qyteti gjerman i Wiesbaden ka hequr një statujë prej ari rreth 4 metra të lartë të presidentit të Turqisë, pasi u dëmtua me fjalët "Hitleri turk".

Statuja e Rexhep Tajip Erdogan u vendos në një shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden.

Organizatorët thanë se kishin shpresuar se do të nxisnin diskutimet lidhur me temën e këtij viti për "lajme të këqija".

Në vend të kësaj, ajo nxiti konflikt midis mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit. Ndërsa zjarrfikësit e zhvendosën atë natën e së martës.

“Në marrëveshje me policinë e shtetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi të hiqte statujën, pasi siguria nuk mund të garantohej më gjatë”, njoftoi qeveria lokale e qytetit përmes “Twitter”-it.

Gjermania ka një pakicë të konsiderueshme turke, qëndrimet e ndryshme ndaj Erdoganit reflektojnë ato në vetë Turqinë. 

Disa e mbështesin politikën e tij nacionaliste, ndërsa të tjerë e akuzojnë atë për tendenca autoritare.

Zjarrfikësit heqin statujën e artë duke përdorur një vinç nën mbulesën e errësirës

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të ftohta në vitet e fundit, por në mars të vitit 2017, pati një tensionim mes dy vendeve kur Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët .

Fyerja erdhi pasi autoritetet gjermane anulluan tubimet që kishte shpresuar se do të nxisnin votuesit etnikë turq në Gjermani, përpara një referendumi kyç.

Në gusht të të njëjtit vit, një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të Gjermanisë, Erdogan i quajti politikanët qeveritarë të vendit "armiq të Turqisë" të cilët meritonin të refuzoheshin nga votuesit. Vërejtjet e tij u dënuan ashpër nga ministrat gjermanë.

Ndërkohë artistët që vendosën statujën thanë se kishin për qëllim vetëm të nxisnin një debat publik.

"Në një demokraci, ne duhet t'i japim të gjitha llojet e mendimeve," vuri në dukje shefi i teatrit të qytetit Wiesbaden Eric Laufenberg.

Erdogan është planifikuar të bëjë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy