FBI, pjesë e hetimeve për shpërthimin në Bejrut

FBI, pjesë e hetimeve për shpërthimin në Bejrut

FBI-ja do të jetë pjesë e ekipit të hetuesve ndërkombëtarë për zbardhjen e shpërthimit të 4 gushtit në Bejrut. Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, tha se FBI bëhet pjesë e hetimit me ftesë të autoriteteve të Libanit.

FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale.

Shpërthimi i 4 gushtit në kryeqytetin e Libanit shkatërroi një lagje të tërë, la të vdekur më shumë se 170 persona dhe plagosi më shumë se 6 000 të tjerë. Si pasojë e shpërthimit, rreth 300 000 persona besohet se kanë mbetur të pastrehë.

Ngjarja rriti zemërimin te qytetarët libanezë, në vendin që po përballet me krizë ekonomike dhe pandeminë e Covid-19.

Deri tani, si shkak i shpërthimit është cilësuar një sasi prej 2 750 tonë nitrat amoni, që është ruajtur në portin e Bejrutit për gjashtë vjet në mënyrë të pasigurt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy