
Të afërmit e të burgosurve politikë të mbajtur në një nga burgjet më famëkeqe të Venezuelës thonë se të ata kanë organizuar një kryengritje.
Te burgosurit ne El Helicoide, zyrat e sherbimit sekret te Venezueles, thone se morrën kontrollin e nje pjese te nderteses.
Ata thonë se e bënë këtë pasi një i burgosur politik u rrah.
Më shumë se 300 të burgosur politikë po mbahen në Venezuelë, sipas grupit të presionit Foro Penal.
Nuk ka informacione zyrtare rreth asaj se çfarë ka ndodhur në Helicoide, ish-qendrën tregtare masive në Caracas, e cila tani strehon shërbimin sekret të Venezuelës, (Sebin).
Por njerëzit me lidhje të ngushta me të burgosurit politikë që u mbajtën atje thanë se kryengritja kishte filluar pasi Gregory Sanabria u rrah, thuhet se nga një i burgosur jo politik.
Sebin mban më shumë se 300 të burgosur, me të burgosur politikë dhe njerëz të akuzuar për krime të zakonshme të mbyllur së bashku me njëri-tjetrin.
Fotografitë në mediat sociale tregojnë fytyrën e fryrë të Sanabria, një student i mbajtur në El Helicoide, në pritje të gjykimit që kur ai mori pjesë në protestën masive anti-qeveritare në 2014.
Sipas Patricia Ceballos, bashkëshorti i së cilës, Daniel, është një nga të burgosurit politikë në El Helicoide, rrahja shkaktoi një protestë që u vu nën kontroll me gaz lotsjellës nga ana e Gardës Kombëtare dhe policisë.
Ceballos, ish-kryebashkiaku opozitar i qytetit perëndimor të San Cristobal, tha se të burgosurit kishin marrë kontrollin e pjesëve të burgut.
"Ne jemi duke kërkuar që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen, të gjithë ne që jemi mbajtur këtu, jemi rrëmbyer vite me radhë padrejtësisht dhe pa proces të rregullt", tha ai për CNN nëpërmjet telefonit nga brenda burgut.



