Avokati Kujtim Cakrani, për zgjedhjen e Klodian Brahos si kreu i SPAK për tre vitet e ardhshme, cilësoi si nivel zero Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se vendimi për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, ishte i paracaktuar dhe këtë gjë e tregoi fotografia e hedhur një ditë më parë me Klodian Brahon nga ambasada amerikane.
Ne jemi kundërshtarë të prokurorisë se me ata e bëjmë luftën në gjykatë. Dje pamë 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që paguhen nga taksat tona, 11 njerëz që nuk dihet çfarë pune bëjnë. Dje kanë treguar një nivel zero, një nivel inferior. Ata lanë treguar dje sikur po pyesnin provimin me gojë dikë, sikur e pyesnin “Çfarë do bëhesh ti kur të rritesh?”
Ai institucion dje kishte katër personalitete të Prokurorisë së Posaçme që duhet të pyeteshin për performancën e tyre, çfarë dosjesh hetimore kanë nisur, sa keni përfunduar dhe sa janë dënuar në gjykatë nga çështjet që keni çuar ju. Ambasada amerikane hodhi foto me Klodian Brahon një ditë më parë. Kjo tregon se vendimi ishte marrë dhe nuk votonin dot kundër fjalës që kishin dhënë diku. Ata dje kanë treguar se nuk i llogarit kush.
Prokurorët e SPAK nuk i llogarisin fare. Institucioni i KLP-së ka treguar se është institucion kot dhe paguhet prej gjashtë vitesh me taksat e qytetarëve kot. Nuk e zgjodhën ata drejtuesin, drejtuesi ishte zgjedhur. Ata ishin ca fatkeq që kanë lënë kokrrën e namit dje. Si arrin që KLP-së të bëjnë dallimin mes kandidatëve, se platforma e tyre ishte e njëjtë dhe pyetjet e KLP-së ishin të njëjta.
Zoti Braho nuk ka dashur të firmosë arrestimin e zotit Ahmetaj, se nuk ka gjetur prova të mjaftueshme. Nuk ka dashur të marrë masë sigurie dhe është vetëofruar Altin Dumani. Dje nuk u bë asnjë pyetje për masat e sigurisë. Jo të pyesësh po të erdha unë ty, kafen do ma japësh me sheqer apo pa sheqer.



