668 anëtarë të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses bërthamore franceze “Charles de Gaulle” kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, më shumë se një e treta e 1767 pjesëtarëve që gjendeshin në bord javët e fundit. Këto janë të dhënat e fundit që jep Ministria Franceze e Forcave të Armatosura.
Anija, e cila gjendej në Atlantik jo larg bregdetit të Portugalisë, shkurtoi udhëtimin dhe u kthye të dielën në Toulon, në jug të Francës. Rreth 31 prej të prekurve janë të shtruar në spital, dhe vetëm një prej tyre është nën kujdes intensiv, deklaron ministria.



