Pesë investitorë vendas kanë përfituar gjatë vitit 2024 statusin e veçantë për ndërtimin e rezorteve me pesë yje, një masë kjo që synon të nxisë zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri. Kompania "Klais Shpk" ishte e para që përfitoi këtë status në muajin mars, pasuar nga "Grand Hotel Borsh Shpk" në qershor dhe "E and A Investment" në gusht. Ndërkohë, dy investitorë të tjerë, "Dukagjini Group" dhe "Aba Blue Bogo", u miratuan si projekte me status të veçantë në muajin dhjetor me një VKM të propozuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.



