Hummer-i më i madh në botë, 14 metra i gjatë dhe 6 i lartë, thuajse i pamundur ta ngasësh

Hummer-i më i madh në botë, 14 metra i gjatë dhe 6 i lartë, thuajse i pamundur ta ngasësh

Quhet Hummer H1 X3, makina gjigante Hummer e cila i përket koleksionit të sheikut të pasur Hamad bin Hamdan Al Nahyan. Akronimi X3 nuk është i rastësishëm pasi do të thotë se ky Hummer është tre herë më i madh se një Hummer H1 i zakonshëm, që është fuoristrada e famshme amerikane me origjinë ushtarake. E cila në vetvete është “bujare” në përmasa.

Konkretisht Hummer H1 X3 është 6.6 metra i lartë, 14 metra i gjatë dhe 6 metra i gjerë. Dimensione janë aq të mëdha sa që e bëjnë aq të sikletshme në lëvizjet e saj, aq sa duhet mobilizimi i policisë dhe efektivëve të trafikut.

Hummer H1 X3 ka katër motorë me naftë, brenda ka një dhomë në kat të dytë, ku ka një banjo dhe një kuzhine.

Nëse jo të gjithë mund ta kenë atë, të paktën mund të shihet: Hummer H1 X3 është i ekspozuar në Muzeun Historik OffRoad në Al Madam, në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është në pronësi të vetë sheikut. Brenda mund të shihni të gjitha pjesët unike të koleksionit të tij personal, koleksioni më i madh i automjeteve 4x4 në botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy