Sytë te femrat/ Trudeau anashkalon kryeministrin belg dhe i puth bashkëshorten (VIDEO)

Sytë te femrat/ Trudeau anashkalon kryeministrin belg dhe i puth bashkëshorten (VIDEO)

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e la homologun belg me krahë hapur dhe takoi fillimisht bashkëshorten e tij.

Trudeau ishte mes liderëve të pranishëm në samitin e NATO-s në Belgjikë.

Ai mbërriti në darkën e liderëve të NATO-s në Bruksel dhe u duk sikur po i drejtohej kryeministrit Charles Michel, i cili kishte hapur krahët. Por Trudeau puthi dhe përqafoi fillimisht bashkëshorten e Michel, Amélie Derbaudrenghien, ndërsa ai reagoi duke qeshur.

Një video e shkurtër e këtij momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku komentet e përdoruesve nuk munguan.  

“Është situatë e sikletshme. Drejtohet te zonja dhe injoron burrin që drejton Belgjikën”, shkruan një komentues.

“Le ta pranojmë. Është e dukshem që po bën shaka. Trudeau ka sens humori”, shprehet një tjetër.

“Paksa e pasjellshme të anashkalosh në këtë mënyrë liderin e vendit që ka organizuar eventin”, shkruan një tjetër komentues.

“Drejt e te zonja. Dhe duart i ka pak të gjata”, shkruan dikush tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy