Një 35-vjeçare shqiptare mbeti e vdekur në një aksident rrugor në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është Alda Cenaj. Ajo udhëtonte me makinën e saj “Peugeot 206” drejt qendrës së Salentos, kur është përplasur me murin e një shtëpie.
Përplasja ka qenë fatale për vajzën, e cila ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.



