Eksperti i punësimit Arbër Xhihani, në një lidhje me skype për “Mcn Informacion” tha që te të rinjtë ka një mosbesim për mundësitë që iu ofrohen nga vendet e punës në Shqipëri.
Xhihani tha se oferta për punë ekziston, por të rinjtë janë të shtyrë drejt tregjeve të huaja.
“Në bazë të statistikave vihet re që ka një nivel të lartë papunësie në grup-moshën 18-29 vjeç, që tregon që të rinjtë s’po e gjejnë veten për të kërkuar mundësitë që kërkojnë në tregun e punës. Vjen nga mosbesimi për mundësitë që mund t’u ofrohen nga vendet e punës. Kërkesa për punë është e lartë. Punëdhënësit drejtohen drejt punësimit të moshave të reja. Mosbesimi që të rinjtë kanë krijuar në tregun e punës në Shqipëri, po i shtyn drejt tregjeve të huaja. E shoh problematike, për shkak të informimit të keq, ose mosinformimit të duhur të të rinjve rreth mundësive që ofron tregu vendas. Ka kërkesa të larta në turizëm dhe sektorë të tjerë. Por në këto sektorë s’ka punësim të të rinjve, por po rikthehen moshat e mesme, dhe vitet e fundit moshat e pensionit, çka do të thotë që oferta për punë ekziston, por duhet të shikohet ku po çalon problematika për të bërë lidhjen mes kërkesës dhe ofertës”.
Xhihani vuri në dukje se mungojnë praktikat për të rinjtë gjatë periudhës së shkollimit.Ai shtoi se problematikë është edhe sjellja e punëdhënësit, që do të duhet të krijojë një trajtim dinjito ndaj punonjësit, jo vetëm në pagë



