Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha tha në "Mcn Economy" se është shqetësues fakti që 52 për qind e qytetarëve në Shqipëri marrin pensione të pjesshme. Ai theksoi domosdoshmërinë e sigurimit të punonjësve pasi mund të jetë problematikë në të ardhmen.
“Krahasuar me vitin e mëparshëm, 2024, pensionet mesatare në Shqipëri janë ulur me 13 për qind. Kjo do një analizë të thellë, por paraprakisht duhen shikuar dy faktorët më të rëndësishëm. Në këndvështrimin tim rezultojnë që pensionet si numër i përgjithshëm janë 369 mijë pensione të pjesshme, që është shqetësuese. 52 për qind e pensionistëve marrin pensione të pjesshme. Qytetarët duhet të jenë të siguruar. Nëse i bëjnë një analizë faktorëve që kanë ndikuar, brezi që vjen këtu e 10 vjet më pas, që kanë punuar para vitit 1993 do ta kenë problem, sepse ata që janë në moshë pensioni sot, edhe sikur të mos i kenë vjetërsinë e realizojnë me amnistinë. Unë shoh në radhët që vijnë për të aplikuar te unë, në ditë mund të kem jo më pak se 10 veta në kufirin e pensionit të pjesshëm. Në vitet që vijnë do të ulet akoma. Del e domosdoshme që gjithë njerëzit të sigurohen sepse bëhet fjalë për të ardhmen. Pjesa dominuese e pensioneve të pjesshme janë në masën 100 mijë lekë.120 mijë shqiptarë marrin sot 100 mijë lekë, kjo është shqetësuese, sepse do jenë barrë për familjet e tyre dhe shoqërinë. Kanë rënë këto kambana edhe më para. Një faktor më i madh se Instituti i Sigurimeve Shoqërore është qeveria që mund të bëjë, por duke respektuar edhe ligjet që ke nxjerrë vet. Pensionet e pjesshme do të jenë bashkëudhëtare te pensioneve tona dhe do zënë një peshë jo të vogël”.



