“Putin është i sëmurë dhe pritet të dorëhiqet”

“Putin është i sëmurë dhe pritet të dorëhiqet”

Lajmi, nëse rezulton i vërtetë, është i bujshëm: Vladimir Putin është në prag të dorëheqjes, për arsye shëndetësore. Valery Solovei, një ish-profesor në Universitetin prestigjioz MGIMO të Çështjeve Ndërkombëtare në Moskë, ishte i pari që e hodhi këtë hipotezë.

Një politotl me burime të pozicionuara mirë në Kremlin, Solovei përgjatë viteve ka bërë disa parashikime të rëndësishme. Por prishja me autoritetet dhe dorëheqja nga universiteti e detyruan të krijonte lëvizjen politike opozitare Peremen.

"Putini - i tha Solovei transmetuesit të Moskës Eco - synon të bëjë publike planet e tij për tranzicionin në janar. Fillimi i këtij procesi ishte planifikuar për në gusht dhe strategjia përfshinte bashkimin me Bjellorusinë. Por protestat e kanë prishur programin".

Detajet e lamtumirës mbeten akoma të panjohura, por zgjedhja është bërë tani. Operacioni  për gjetjen e pasardhësit duhet të shpejtohet sepse “cari”, me sa duket, nuk është mirë. Dhe ky është një tjetër thashethem që ekziston prej vitesh. Britanikja “The Sun” parashtroi hipotezën e Parkinsonit. Një hipotezë tjetër është ajo e kancerit. Teori që nuk janë provuar kurrë, sigurisht, dhe mbase mund të jenë edhe të nxitura nga zakonet e fundit që janë vënë re te Putin: kur është e mundur, udhëton jashtë vendit për t’u kthyer brenda ditës, mban me vete gjithmonë një enë termike dhe, së fundmi, është pothuajse në izolim total që kur ka filluar pandemia.

Sigurisht, ky “mur zjarri” i ngritur për të mbrojtur Putinin - i cili është 68 vjeç - mund të shpjegohet lehtësisht: ai është presidenti i Rusisë. Por ka detaje që mund të lexohen si argumente mbështetëse të teorisë së Soloveit. Kohët e fundit, Putin ka paraqitur një projekt-ligj që i shndërron ish-presidentët në senatorë të përjetshëm dhe miratoi në thelb zgjatjen e imunitetit total për ish-presidentët.

Kremlini, nga ana e tij, ka mohuar gjithçka dhe e quajti "absurditet" atë që u raportua në shtypin britanik. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Putin është shëndoshë e mirë dhe "absolutisht" nuk mendon për dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy