47% e fëmijëve në varfëri ushqimore, Alimehmeti: Shifrat në përkeqësim, nuk ka asnjë reagim (VIDEO)

47% e fëmijëve në varfëri ushqimore, Alimehmeti: Shifrat në përkeqësim, nuk ka asnjë reagim (VIDEO)

Raporti më negativ se kaq nuk mund të bëhet! Është problem thelbësor që këto lloj gjetjesh vijnë vetëm nga organizatat ndërkombëtare dhe ne brenda Shqipërisë nuk flasim fare.

Përqindja e fëmijëve që jetojnë në varfëri ekstreme dhe të rëndë, jo vetëm që është më e larta në rajon por në krahasim me 2009-2015, nga 12% ka shkuar në 19%.

Një deklaratë e tillë vjen nga mjeku Ilir Alimehmeti duke folur për MCN Live, lidhur me raportin e UNICEF ku 47% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri ushqimore, duke lënë pas vetëm Taxhikistanin.

Drupal Ad

Duke komentuar raportin, Alimehmeti deklaroi se fëmijët që po ushqehen në varfëri ekstreme janë rritur me 50%, ndërsa ata në varfëri të moderuar nga 25% ka shkuar në 29%.

Nuk shoh asnjë lloj reagimi, përveç faktit se në një dekadë ne nuk kemi bërë asgjë, madje situata ka shkuar drejt përkeqësimit.

Vetëm Taxhikistani në të gjithë shtetet në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore, është pas nesh.

Shteti ka dështuar në mbështetjen e fëmijëve. Mbështetja për fëmijët duhet të shtrihet kudo, Afrika është para nesh.

Shqetësues është dhe fakti që ne nuk kemi asnjë shkollë me ushqim. Edhe anemia është në përkeqësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy