Shpikja e radhës e shqiptarëve, 71 kg kanabis brenda tubave plastike (FOTO+VIDEO)

Shpikja e radhës e shqiptarëve, 71 kg kanabis brenda tubave plastike (FOTO+VIDEO)

Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar një kamion i cili po transportonte tuba plastikë, por pas kontrollit nuk ishte ashu siç dukej, pasi, në të vërtetë brenda tyre ishte fshehur lëndë narkotike plot 71 kg.

Kamioni i markës “SCANIA” me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K është ndaluar sot në Kapshticë dhe në pranga ka rënë drejtuesi i kamionit, Qani Mançe, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Plot 99 tuba plastikë ishin të mbushur me lëndë narkotike të presuar.  Kamioni iu nënshtrua kontrollit në vijën e dytë pas dyshimeve se mund të transportonte lëndë narkotike

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 Kg.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy