Rama në Stamboll, takim me Presidentin Erdogan (VIDEO)

Rama në Stamboll, takim me Presidentin Erdogan (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, ku ndodhet për të marrë pjesë nesër në Kongresin Botëror të Naftës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama thekson se takimi me Presidentin Erdogan ka zgjatur 90 minuta dhe është diskutuar mbi projektet e përbashkëta për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e Presidentit Erdogan, ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Kryeministri Rama në ”Facebook”, teksa ka postuar edhe një video me pamje nga takimi me Presidentin Erdogan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy