Në 2018-ën, u rrit krimi dhe numri i veprave penale (VIDEO)

Në 2018-ën, u rrit krimi dhe numri i veprave penale (VIDEO)

Raporti i fundit i publikuar nga INSTAT, hedh dritë në numrin e shtuar të vrasjeve me dashje dhe të veprave të ndryshme penale. Vetëm në tre muaj janë evidentuar gjithsej mbi 8 mijë vepra penale dhe 12 vrasje me dashje.

Në tremujori i fundit të vitit 2018, janë rritur ndjeshur krimet dhe veprat penale. Vetëm për periudhën tetor-dhjetor janë evidentuar gjithsej 8.485 vepra penale, ndërsa për gjatë gjithë vitit totali i shkeljeve arrin në 34.468 vepra penale, 0,4 % më shumë, krahasuar me vitin 2017.

Në katërmujorin e 2018, janë konstatuar 12 vrasje me dashje dhe që janë dy më shumë krahasuar me një vit më parë, ndërkohë në total viti është mbyllur me 51 vrasje me dashje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018, është 114 vepra, me një rënie me 11,6 %, krahasuar me vitin 2017. Sakaq raporti hedh dritë edhe në numrin e shtuar të abuzimeve seksuale pasi vetëm në  tre muaj janë identifikuar 28 krime me natyrë seksuale.

Ajo që mban kryesimin e listës për shkeljet janë ato në fushën e drogës, pasi janë rritur me 1,8 %, po ashtu janë rritur me 6.4% numri i vjedhjeve të banesave. Sipas të dhënave rënie kanë pësuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga  598 raste në 2017 në 564 në vitin 2018.

Për të gjitha veprat penale të konstatuara gjithsej numri  i autorëve për vitin e kaluar është 34.537, me një rritje 7,0 %, krahasuar me vitin 2017, dhe vetëm në muajit e fundit janë evidentuar gjithsej 9.301 autorë të veprave penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy