Itali, vrasje e dyfishtë në komisariatin e Triestes

Itali, vrasje e dyfishtë në komisariatin e Triestes

Dy karabinierë u qëlluan sot për vdekje me armë zjarri në komisariatin e Triestes, në Itali. Autorët e sulmit janë dy vëllezër nga Republika Domenikane. Sipas mediave italiane, vëllezërit Augusto Stephan Meran, 29 vjeç, dhe Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç, ishin thirrur në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me një grabitje të ndodhur paraditen e sotme.

Njëri prej tyre ka arritur t’i marrë armën njërit prej oficerëve të policisë, në momentin që po e shoqëronte në banjë, dhe ka hapur zjarr. Për pasojë janë plagosur rëndë Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, 34 dhe 31 vjeç, të cilët humbën jetën më pas në spital. Dy vëllezërit janë arrestuar menjëherë. Njëri prej tyre raportohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Presidenti italian, Sergio Mattarela, e quajti ngjarjen një akt barbar, ndërsa Komuna e Triestes ka shpallur zinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy