Shqipëria ka marrë sërish mbështetjen e Gjermanisë për reformat si dhe për procesin e anëtarsimit në Bashkimin Europian.
Zëdhënsi i fraksionit parlamentar të CSU-së në Bundestag, Florian Hahn ishte këtë të martë në Tiranë ku takoi Kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Zyrtari gjerman tha se Shqipëria është një faktor stabilizues në rajon, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen për Reformën në Drejtësi.



