Autorja Iris Halili foli në emisionin “Arnautistan” në MCN TV mbi librin e saj “Lideri nuk lind...bëhet”.
Ajo rrëfeu se pas shkollës së doktoraturës në SHBA ndryshoi mendim për lidershipin, duke u bindur se lideri bëhet dhe nuk lind.
Ajo solli si shembull Merkelin, një liderë jo karizmatike e cila fitoi suksesin që nuk arriti Hitleri me luftë e karizëm.
Sipas saj ish-Presidenti Donald Trump ka pasur vlerë në lidership, ku efekt ka pasur të qenit i drejtpërdrejtë.
Edhe unë para se të filloja shkollën e doktoratës në SHBA e kisha bindje, që liderët lindin, por shkolla më vërtetoi me fakte dhe studime që lideri bëhet, nuk lind. Temperamenti ose personaliteti krijohet deri në moshën 6 vjeç, dhe e ndjek njeriun gjatë gjithë jetës. Shoqëria shqiptare është shumë e dhënë ndaj lideri karizmatik. Sepse karizma inspiron, krijon besim. Prandaj ngatërrohet. Liderët ligjorë janë shumë më të suksesshëm. Merkel është një prej tyre. Ka qenë lidere fare pa karizëm, por e suksesshme. Atë që Hitleri s’e mori me luftë e karizëm, ajo e mori me paqe. Suksesi s’matet me vitet që qëndron në pushtet, matet me ndryshimet që bën, me atë të re që u sjell ndjekësve. Lideri matet me veprat e tij, me rezultatet dhe ndryshimet që përcjell”.
Trump ka pasur vlerë në lidership, sepse ka qenë i drejtpërdrejtë. Njerëzit janë lodhur me liderët politikisht korrekt. Trumpi hyri pa ketë kompleks. Plus karizma e tij e lindur, iu bashkua narçizimit egomanjak që është në ekstrem, i dha vetbesim sepse tha që do luftoj sistemin. Pjesa e tij e drejtpërdrejt pati shumë efekt. Më vonë narcizimi i tij nxori krye. Liderët narcizitë pjesa që i dëmton është empatia. Narçizistët u krijojnë ndjekësve idenë që 'Unë jam Zoti'.



