SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër një grupi kriminal, të dyshuar për trafik narkotikësh e pastrim parash

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër një grupi kriminal, të dyshuar për trafik narkotikësh e pastrim parash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

 

Sipas informacioneve paraprake, personat ndaj të cilëve po veprohet dyshohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprës penale në vlera të konsiderueshme, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

 

Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet po kryejnë veprimet procedurale përkatëse. SPAK dhe Policia e Shtetit pritet të japin detaje më të plota mbi rezultatet e aksionit pas përfundimit të operacionit.

 

Më shumë informacion do të bëhet publik në vijim përmes një njoftimi zyrtar nga institucionet përgjegjëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy