“Call Center” për të shpërndarë kokainën, shkatërohet banda shqiptare në Romë

“Call Center” për të shpërndarë kokainën, shkatërohet banda shqiptare në Romë

Policia italiane ka ndaluar 5 shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës për trafikimin e kokainës përmes një skeme mjaft të pazakontë.

Kokaina shpërndahej nga shtetasit shqiptarë sikur të ishte pica përmes një Call Center-i.

5 “operatorët” shqiptarë të Call Centerit të hapur pikërisht për shpërndarjen e drogës merrnin telefonatat nga klientët dhe kokainën e shpërndanin përmes atyre që trafikantët i quanin “kuaj”.

Policia ka mundur të zbulojë apartamentin në Riano të Romës ku zhvillohej aktiviteti i Call Center.

Me vijimin e hetimeve dhe arrestimeve, janë ndaluar dhe sekuestruar edhe mjetet motorrike dhe makinat që bënin “porositë”. Madje në njërën nga makinat e sekuestruara, droga ishte e fshehur në një pjesë të makinës, e cila hapej vetëm nëse marshi futej në indietro.

Policia e kryeqytetit Italian gjithashtu ka ndaluar një vajzë, e cila dyshohet se ishte e dashura e njërit prej shqiptarëve të arrestuar. 25 vjeçarja kishte në shtëpinë e saj rreth 870 gram kokainë.

Gjatë kontrollit nëpër shtëpitë e 5 shqiptarëve janë zbuluar 24 mijë euro cash të nxjerra nga trafiku i drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy