Emisioni Zululand ka vijuar këtë të martë të trajtojë temën e radikalizimit dhe grupeve terroriste në Lindjen e Mesme. Ku ndryshon ISIS nga Al -Qaeda dhe a janë në rivalitet këto dy grupe terroriste. Mimoza Xharo dhe Mustafa Nano në një diskutim në studio kanë folur mbi diferencat dhe të përbashkëtat e këtyre grupeve, të cilat qysh prej viti 2000 po kërcënojnë perëndimin me sulmet e tyre.



