Luksi i rremë i rrjeteve sociale, Shemo: Figurat e mëdha që na serviren në Instagram shumë larg realitetit

Luksi i rremë i rrjeteve sociale, Shemo: Figurat e mëdha që na serviren në Instagram shumë larg realitetit

Bruno Shemo Influencer në Zgjohu me MCN ka komentuar lidhur me ‘shtirjen’ e shumë personazheve të njohur publik në rrjetet sociale.

Ai shprehet se  të jesh fans s’mund të jesh uligan dhe të flasësh keq por kjo është e keqja e internetit që çdokush ka akses dhe mund të flasë.

Sipas tij është e gabuar që të tërheqësh vëmendjen duke marrë rroba firmato dhe më pas ti kthesh duke i përdorur vetëm për foto, teksa theksoi se pavarësisht gjithçkaje publiku është ai që të jep dorën shpesh dhe është po ai publik që të shan kur nuk i konvenon diçka.

‘Mendoj se kjo ndodh në masë pasi ato figurat e bukura që paraqesin në instagram janë shumë larg realitetit, por është e vetmja mënyrë për të tërhequr një masë të madhe audience për ta kthyer dhe në përfitim. Personalisht të jesh fans s’mund të jesh uligan dhe të flasësh keq por kjo është e keqja e internetit që çdokush ka akses dhe mund të flasë.

Ana që na mban të lidhur me shpirtëroren është që na vjen keq për dikë duke parë tek ata një pjesë tonën sepse çdokujt i pëlqen luksi. Mundohem të vishem sa më thjeshtë kudo që shkoj dhe të jem etik me kodin e veshjes.

Ka shumë vajza në shoëbizz që shkojnë në vende ku blejnë rroba mbarojnë eventin dhe e kthejnë sepse gjasme nuk i bënë se është masë e madhe apo diçka e tillë. Unë e konsideroj veten personazh publik dhe jo vip, por këtë nuk e konsideroj si një mundësi për të marrë vëmendje duke marrë rroba firmato dhe ti kthej.

Kur kujtoj eksperiencën time në një reality shoë po shihja se kisha marrë një vëmendje shumë të madhe me mesazhe dhe komente dhe mendoj se ka ardhur koha që unë s’dua të harxhoj kohën time me gjëra të tilla me sulme të tilla, por publiku është ai që të jep dorën shpesh dhe është po ai publik që të shan kur nuk i konvenon diçka.

Njerëzit nuk e dinë se sa e vështirë është të jesh në një reality-shoë me 40 njerëz ku vetëm 3-4 veta përfitojnë nga ajo eksperiencë, prandaj po të shohësh që dhe 3 vite që kam dalë nga ai format ftohem në emisione.

Nuk e kam problem pse më kanë ikur shumë ndjekës se jam opinione, nuk më prek sepse për aq kohë sa kam punë, një çati mbi kokë dhe bëjë biseda konstruktive për mua është e kotë ti kushtosh vëmendje komenteve negative qoftë dhe kërcënimeve, nuk më trembin sepse unë ky jam dhe nuk do ndryshoj për asgjë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy