Mijëra italianë kanë marshuar në Milano të shtunën kundër politikave qeverisëse të partisë populiste në pushtet, e cila thonë se nxit racizmin.
Me parullën “njerëzit para”, protestuesit u grumbulluan në sheshin para katedrales së Milanos, duke kundërshtuar racizmin dhe diskriminimin.



