
Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Andi Bejtja tha se ka punuar për George Soros dhe sipas tij ai ka bërë gjëra të mira dhe punë të mëdha për Shqipërinë. Siç u shpreh ai është fakt që në një moment të caktuar politika e jashtme në një moment Ballkanin ia ka lënë Sorosit dhe që ai të bëjë lobim me zyrtarët amerikanë për diçka sipas analistit është e besueshme.
“Kam punuar vetë për Sorosin, ka bërë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë dhe investime të mëdha që ne nuk i lexojmë dot hë për hë. Ka qenë një fakt që vetë politika e jashtme amerikane në një moment për Ballkanin i është lënë Sorosit e shkruar e zeza mbi të bardhë. Kështuqë Soros të bëjë lobim me zyrtarët amerikanë për diçka më duket e besueshme, pavarësisht kush është Sorosi. Unë nuk jam bardhë e zi me Sorosin, jam edhe me ngjyra. Që mund të ketë bërë lobim nuk diskutohet”, tha Bejtja.



