
Kryeministri Rama, gjatë takimit që po zhvillon me shqiptarët në Britaninë e Madhe bëri me dije se qeveria do të ndërmarrë një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli .
Kryeministri Rama i bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe se që ta votojnë në zgjedhjet e 2025.
Do të ndërmarrim së shpejti një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli dhe po ashtu do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju mundësuar ju që kemi një emër nga ajo kohë rikthimin e babës dhe të nënës në të gjitha rastet kur e dëshironi këtë.
Përballuat sfida të rënda, por sot jeni më të fortë se kurrë më parë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida, por sot është më e fortë se një ditë më parë. Por sot, ju shqiptarët e botës së lirë, tani shumica ka dalë në dritë dhe e ka lënë pas hijen e të kaluarës së paragjykimeve dhe ndalimeve që është mësim historia, mund dhe duhet t’i jepni Shqipërisë diçka më shumë. Diçka që fillon dhe është historike në fuqinë e vet. E kam fjalën për forcën tuaj vendimmarrëse, përmes votës.
Fare hapur ju them, pranverën e ardhshme unë e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë juve edhe më krenarë për Shqipërinë në sytë e botës dhe për ta bërë bashkë me ju Shqipërinë edhe më të mirë për çdo shqiptar, dhe fëmijët e këtij vendi, edhe fëmijët e tyre që janë të verbuar dhe keqkuptuar.



