Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ ka komentuar fshirjen e 2 miliardë lekëve kredi të këqija nga bankat, veprim për të cilin shprehet se ka ndihmuar vetëm bankat dhe jo bizneset apo qytetarët.
Ai tha nëse kreditë do të ishin brenda bilanceve atëherë fitimi do të ishte më i vogël, ndërsa theksoi se përgjegjësi kryesor për një stok të lartë kredish është menaxhimi i bankave.
Sipas tij rritja e kredive të këqija tregon një dështim të bankave, pasi lidhja e pronësisë me menaxhimin e bankave është e gabuar.
Kemi të bëjmë me një proces delikat, kreditë, borxhet ndaj bankave aty janë, qytetarët dhe bizneset nuk është se u shlyhen, borxhet e tyre janë ato. Në tërësi nëse e shohim nga sipër ajo që ka ndodhur është çlirim i bilanceve të bankave nga këto kredi që paraqesin një rrezikshmëri për tu kthyer. Interesi i bankave është jo fakti nëse do kthehen apo jo, por duke ja shitur një të treti këto kredi të pakthyera ato pastaj kanë mundësi të rrisin normën e tyre të fitimit.
Duke i pasur brenda normat e tyre detyroheshin të ulnin fitimin, është një proces që në thelb ka ndihmuar bankën dhe jo individin apo biznesin. Prandaj dhe bankat kanë rritur nivele galopoante, nëse këto kredi do ishin brenda bilanceve të bankave fitimi do ishte me hërë i vogël.
Kjo ka ndodhur, ligji është i 2014 që ka hyrë në fuqi, nga një udhëzim i bankës dhe para se të ndiqej skema e shitjes së kredive, kreditë me humbje kishin arritur 25% të humbjeve në atë kohë 600 mln euro të cilat vinin në rrezik serioz vetë bankat dhe këtu u dha taktika e manipulimit me shifra, e lehtësimit të barrës së bankave me kreditë e këqija. Masa totale e kredive ndaj biznesit dhe qytetarëve aty është nuk ka lëvizur rëndon mbi shpinën e tyre.
Ndërsa lidhur me shuarjen apo ristrukturimin e kredive, Buxhuku tha se nuk ka shuarje, por problemi është se kush e mban këtë kredi, pasi banka e hoqi nga kurrizi i saj por rriti normën e fitimit, sepse është politika bankare ajo që ka rritur stokun e kredive të pakthyera që kanë qenë të gabuara.
Këtu kanë qenë akuza të mëdha që vinin nga aksionerë të bankave të rëndësishëm të këtyre bankave të cilët thoshin se menaxheri i këtyre bankave akuzohej për korrupsion, dhënie kredish të paarsyetuara me shkallë të lartë korrupsioni për përftim për menaxherin e bankave që rëndonte mbi aksionerët e tyre.
I pyetur se cila mund të jetë një zgjidhje optimale, Buxhuku u shpreh se po diskutojmë për teknikat që janë ndjekur për të lehtësuar bankat, por përgjegjësi kryesor i stoqeve të kredive janë vetë bankat dhe këtu mund të aludohet dhe për një korrupsion final të shitjes së kredive pasi ato fitimin e kanë më të lartë.
Menaxheri i bankave që ishte dhe përgjegjësi kryesor për k reditë e këqija, ndoqi këtë rrugë të tretë që nga njëra anë i lehtësonte bankat që të vazhdonin rrugën më të qeta nga barra e kredive të këqija që të rrisnin dhe fitimet, dhe nga ana tjetër i jepnin një kolpo korrupsionit final për të kaluar në palën e tretë, kur në fakt bankat mund të ndiqnin rrugën tradicionale fare mirë.
Kjo tregon se sistemi bankar në Shqipëri prej kohësh ka probleme të mëdha, menaxheri është shkëputur shumë nga pronarët kjo është dhe arsyeja pse një pjesë e mirë pronarëve e kanë shitur pjesën e tyre të bankave.
Një tjetër problematikë e madhe është se një pjesë e madhe e shqiptarëve të bërë pronar të bankave kanë shkelur në një vijë të hollë pasi pronari dhe menaxheri s’mund të kenë të njëjtin interes. Paratë e bankës janë të qytetarëve dhe bizneseve dhe jo të pronarit të bankës.
Sa i përket kredive konsumatore të cilat janë shitur te organizmat e mikrokredive, Buxhuku tha se këtu jemi në një moment që nga pikëpamja ligjore në fuqi është e diskutueshme sepse në fund të fundit kemi dy palë që veprojnë në kuadrin ligjor.
Kontrata është e lidhur midis dy palëve, por kur gjykohet në gjyq ai të tregon marrëveshjen e firmosur me vullnet të plotë nga huamarrësi. Kjo e s’poston problematikën nga një përballje mes kredimarrësit dhe kredidhënësit. Kjo e kalon përgjegjësinë tek banka qendrore, e cila është rregullatorja për të ruajtur interesat e dy palëve kryesisht interesin publik.
Ata kanë për detyrë dhe përgjegjësi që të vendosin kufijtë deri sa do të shkojë përqindja e huamarrjes, është kjo e pafundme apo banka qendrore duhet të vendosë një tavan dhe të thotë që po unë të licencoj ty po ti s’mund ta kalosh tavanin prej 30%. Këtë se di nëse këta e kanë respektuar dhe këtu fillon dhe problematika e tyre.
Në të dyja rastet përgjegjës janë institucionet rregullatorë. Abuzimet ndodhin në dy mënyra e para është të krijosh një ambient ligjor të pasaktë në të cilin të jep mundësi për të vepruar, e dyta është që të mos marrësh akte ndaluese, mosveprimi. Banka shqiptare përgjegjësja kryesore për abuzimet e shumta, pasi krijimi i një ambienti jo të saktë ligjor bëhet bazës për abuzime.



