FBI: Ky është vrasësi më i madh serial në historinë e SHBA, vrau 93 gra

FBI: Ky është vrasësi më i madh serial në historinë e SHBA, vrau 93 gra

Byroja Federale e Hetimeve e ShBA-së, e njohur si FBI, ka thënë se i burgosuri Samuel Little, i cili ka pranuar se i ka vrarë 93 njerëz në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, tashmë cilësohet si vrasësi më i madh serik në historinë e këtij shteti.

Little, i cili ndodhet në burg nga viti 2012, tha para hetuesve vitin e kaluar se ai është përgjegjës për rreth 90 vrasje në mbarë vendin nga viti 1970 deri në vitin 2005, shkruan “The Guardian”.

Sipas një njoftimi të FBI-së, analistët federalë të krimeve besojnë se të gjitha rrëfimet e tij janë të besueshme dhe zyrtarët deri tash i kanë vërtetuar 50 raste që ai i ka përshkruar.

Burri 79 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm të shumëfishtë dhe është duke e vuajtur dënimin në Kaliforni. Ai thotë se viktimat i ka mbytur duke i shtrënguar në fyt dhe gati të gjitha ishin gra.

Në gusht të këtij viti, ai u deklarua fajtor për vrasjen e katër grave në Ohio. Ai u dënua për tri vrasje në vitin 2013 dhe u deklarua fajtor edhe për një vrasje tjetër vitin e kaluar në Teksas.

Ky person kishte pasur probleme me drejtësinë që nga viti 1994, kur ishte dënuar për vjedhje të lehtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy