Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njofton se Kievi ka testuar me sukses raketën e parë balistike të prodhuar në vend.
“Ndoshta është shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj me ju”, tha presidenti në forumin për pavarësinë e Ukrainës 2024 në Kiev, siç raportohet nga Ukrainska Pravda.
Presidenti Zelensky njoftoi se do t’u prezantojë kandidatëve për president të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump, si dhe Presidentit Joe Biden, një plan se si ai synon që t’i japë fund luftës me Rusinë.
Zelensky foli për këtë në një konferencë për shtyp për të festuar ditën e pavarësisë së Ukrainës, njoftuan mediat ukrainase.
Plani, tha Zelensky, përfshin masa në frontet diplomatike dhe ekonomike, si dhe inkursionin e Ukrainës në Kursk, i cili ishte pjesë e një strategjie për të bindur Moskën për të filluar bisedimet e paqes.



