Kurti takon sot Thaçin, LDK-ja vendos nëse do të rinegociojë koalicionin me VV-në

Kurti takon sot Thaçin, LDK-ja vendos nëse do të rinegociojë koalicionin me VV-në

Këtë javë do të tentohet zhbllokimi i nyjës rreth marrëveshjes eventuale të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Që prej konstituimit të Kuvendit, zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë takim mes zyrtarëve të këtyre subjekteve, teksa dakordimet e deritashme kanë rënë në ujë.

Në Vetëvendosje nuk kanë treguar nëse ka pasur një ofertë tjetër për LDK-në dhe se kur do të ndodhë takimi i radhës.

Pas refuzimit të të tria ftesave lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme pritet të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit të ri për kryeministër. Kurti te Thaçi do të shkojë pa marrëveshjen e koalicionit me LDK-në për qeverinë e re, për arritjen e së cilës po bëhen përpjekje tash e tre muaj.

Sot lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçin për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit të ri për kryeministër. Ky takim, i paraparë të mbahet në orën 15:00, vjen pas tri ftesave të Thaçit të refuzuara tashmë nga ana e Kurtit.

Pas caktimit të mandatarit, ashtu siç e thotë Kushtetuta e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje në këtë rast ka 15 ditë afat që Kuvendit t’ia paraqesë kandidatin për kryeministër dhe përbërjen e qeverisë së re.

Ndërkaq sot LDK-ja do ta mbledhë Kryesinë e partisë dhe Grupin Parlamentar të partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy