Alimehmeti: Varianti Omicron një vrap i shpejtë që do ti kapë shumë njerëz (VIDEO)

Alimehmeti: Varianti Omicron një vrap i shpejtë që do ti kapë shumë njerëz (VIDEO)

Zyrtarisht është konfirmuar sot varianti Omicron në Shqipëri.

Lidhur me këtë fakt, në studion e lajmeve në MCN TV, mjekun epidemiolog Ilir Alihemeti, anëtar i përhershëm i Komisionit të Shëndetësisë në Akademinë e Shkencave, thotë se për incidencën e shtimit të rasteve duhet pritur dy javë.

“Nuk mund ti shkojmë nga prapa, sepse duhet pritur dy javë për sekuencimin e shtimit të rasteve. Ne bazohemi te testi pcr, prandaj duhet pritur kjo periudhë”.

Sipas epidemiologut Alimehmeti, ky variant është një vrap i shpejt, sipas të cilit do ti kap të gjithë ata që se kanë kaluar, ose me saktë nuk janë vaksinuar.

“Sa i përket qarkullimit , sic ka thënë infektologu Togel në Suedi, “kjo nuk është sprint, por një maratonë”, dhe ne duhet të dimë se në fund të maratonës, duhet një dyhapsh i shpejt për të kaluar cakun, pra Omicroni është një vrap i shpejt që do ti kapi shumë njerëz, edhe pse problematika është më e ulët, pra do ti kapi të gjithë, prandaj duhet vaksinimi, mjekimi. Pra duke parë të gjitha këto përmirësime, jemi në minutat e fundit, të ndeshjes, por kujdes goli, mund te merret edhe në minutën ’95 shtesë dhe në fund fare do të ia dalim kësaj pandemie”.

Duke qenë se po afrojnë festat e fundvitit ku dhe organizimet dhe grumbullimet janë më të mëdha, epidemiologu Alimemeti, thotë se lëvizja e lirë nuk përbën problem, porse aktivitetet e mbyllura, vazhdon të jenë faktor ndëshkues.

“Ora policore nuk bën sens në këtë rast, lëvizja e lirë nuk është problematike, tjetër gjë janë aktivitetet, atëherë ai është diskutim tjetër, unë do të isha për largim të kufizimit të orarit, por për mos aktivitete të mbyllura”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy