Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkruar një marrëveshje se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë “pika të përbashkëta të kalimit kufitar”.

Sveçla tha se ka nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar”, shkroi ai. Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ‘Han i Elezit-Bllacë’ dhe ‘Glloboqicë-Jazhincë.

Kjo marrëveshje, sipas Sveçlës ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.

Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy