Vrasja e gjyqtarit/ Flet banori i pallatit, Ndoci: Nëna e të këqijave është ish-kryebashkiaku Luka (VIDEO)

Vrasja e gjyqtarit/ Flet banori i pallatit, Ndoci: Nëna e të këqijave është ish-kryebashkiaku Luka (VIDEO)

Ndoc Ndoci, banori i pallatit në Shkodër që është “molla e sherrit” mes familjes Shkambi dhe 31 familjeve të strehuara aty, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

 

Ndoci thotë se nëna e të gjitha të këqijave është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka. 

 

Ndoci vë në dukje se Luka në 2009 u ktheu përgjigje banorëve që objekti s’plotëson kushtet për shitje, dhe mandej e nxori në shitje në 2012-ën. Ndoci thotë se të gjithë banorët e pallatit janë të shqetësuar dhe të stresuar.

 

Unë s’kam qenë në gjykatë. Ne jemi të vendosur në godinë me dokumente të bashkisë, akt-marrëveshje nga 92-93’. Në 2012 kanë filluar lëvizjet për të na nxjerrë nga shtëpia dhe nga 2012 e sot jemi nëpër gjykata. Në 92’ jemi vendosur këtu nga bashkia me akt-marrëveshje. Problemet kanë nisur në 2012, kanë vazhduar, derisa erdhi dita e djeshme. Ka shumë padi. Ne kemi bërë gjyqe. Ne jemi vendosur në 92-93’ dhe kemi kërkuar ta privatizojmë. Nëna e të këqijave është Lorenc Luka, sepse na ka kthyer përgjigje në 2009 që s’plotëson kushtet për shitje dhe ia ka shitur atij në 2012-ën. Janë me qindra gjyqe. 

 

Jemi shumë të shqetësuar sa nuk dimë se nga shkojmë. Jemi të stresuar, i madh dhe i vogël, nuk dimë nga shkojmë. Është problem i zgjidhur nëse duan ta zgjidhin. Ku e ka burimin e pronës ky, drejtësia dhe Lorenc Luka me të?! Përveç gazetarëve s’kemi patur asnjë komunikim. Falënderoj një oficerë policie që më tha ruaj gjakftohtësinë, rri i qetë. Unë do vazhdoj ta ndjek këtë çështje në sallat e gjyqit. E kam ndërtuar shtëpinë me forcat e mia, se s’ka pas as derë, as mobilje. Jam i vetmi njeri që pranoj të prononcohem në mediat, se e kam vendos me vdek në këtë shtëpi. Kur kemi kërkuar strehim na kanë thënë mos bëni zë, s’ju ka nxjerrë kush nga shtëpia, mos kërkoni komoditet”.

 

I pyetur nëse shteti do t’u jepte shtëpi tjetër, a do të ishit të gatshëm ta lini atje, Ndoci u shpreh: 

Po tani, që të mbyll sherrin jam i gatshëm të bëj çfarë të duash, për të mirë të së mirës duhet të pranojmë edhe sakrifica. Zgjidhja ka qenë. Problemi është te Lorenc Luka. Si e blen shtëpinë me 30 familje brenda?!”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy