Në 24 orët e fundit, 932 persona kanë humbur jetën nga virusi Covid-19 në Spanjë.
Kjo është dita e dytë që në vend shënohen mbi 900 viktima.
Në total deri tani 10.935 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të prekurve me covid-19 në vend ka arritur në 117 mijë e 710.
Pacientët në gjendje të rëndë të cilët trajtohen në Njësinë e Kujdesit Intensiv, janë 6,092.
Britania ka regjistruar 569 vdekje të reja në një ditë nga koronavirus i ri.
Numri përgjithshëm në vend është rritur në 2 mijë e 921ndërsa ai I të prekurëve në mbi 34 mijë .
Kryeministri Boris Xhonson ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në izolim pasi është diagnostikuar me koronavirus.



