
Rruga më e zbukuruar, më e ndricuar në Britani përgjatë festave të fundvitit fiton 10 mijë paund. Projekti, i nisur vullnetarisht 13 vjet më parë, është kthyer tashmë në traditë, me qëllimin misionar: të fitojnë cekun prej 10 mijë paund, jo për shpenzimet, por për t’u ardhur në ndihmë familjeve të varfra e veçanërisht fëmijëve me aftësi të kufizuara. Pavarësisht se çdo shtëpi harxhon, çdo Krishtlindje mijëra paund për zbukurimet, që e kthejnë rrugën në zonat më të ndriçuara nga hapsira, banorët në rrugët konkurente të Northamptonshire, Stockport and East Sussex, nuk heqin dorë, duke konkuruar me njëri-tjetrin.



